Rama tek Presidenti Meta per daten e zgjedhjeve |Lajme-News

2020-12-04 0

15 minuta ka zgjatur takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ilir Metës në zyrat e Presidencës, ku u diskutua për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Sikurse ishte paralajmëruar, Rama mbërriti në zyrën e kreut të shtetit ekzaktësisht në orën 11:00. I shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, Rama ka zhvilluar bisedë të shkurtër me Presidentin për këtë çështje.
?Unë mendova të zhvillonim konsultime për datën e zgjedhjeve me qëllim për të ndihmuar sa më shumë drejt procesit, sa më gjithëpërfshirës. Do të isha shumë i interesuar të dëgjoja dhe mendimin tuaj si përfaqësues të Partisë Socialiste dhe mazhorancës?, është shprehur Presidenti Ilir Meta.
Më pas do të jetë në zyrën e kreut të shtetit edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.
Më herët, Meta priti në takim edhe përfaqësues të forcave të tjera politike.
Me ndryshimet e reja në kodin elektoral, mazhoranca dhe opozita ranë dakord që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen në periudhën nga 15 Prilli deri në 15 Maj.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange